Atletico Madridi ka fituar me mund të madh, me rezultat 1:0 ndaj Betis-it, në takimin e javës së 27-të të kampionatit spanjoll.
Futbollistët e Betis-it luftuan deri në pikën e fundit, por minuta e 86-të ishte e kobshme.
Futbollisti Angel Correa është kreator i fitores së skuadrës së trajnerit Diego Simeone, me golin e realizuar në minutën e 86-të.
Atletico përforcon vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa Betis mbetet në pozitën e pestë me 45 sosh.