Dueli mes Tiranës dhe Erzenit mbylli siparin e javës së 27-të të Superiores.
Pas kësaj jave vijon rivaliteti në krye mes Partizanit dhe Tiranës, që ndajnë vendin e parë me kuotë të barabartë pikësh.
Në pozita komode edhe Egnatia, që pas fitores 0-3 ndaj Kukësit, duket se ka “blinduar” vendin e tretë, duke lënë pas Vllazninë dhe Erzenin.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/April/02/auto_Capture1680469518.jpg)
Renditja
Nuk dorëzohet as Kastrioti, që ditën e sotme, mposhti Laçin me rezultatin 2-1, duke rindezur shpresat për mbijetesë.