Flamurtari pranë ngjitjes në Superiore!
Flamurtari ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 në “Derbin e Vlorës” ndaj Orikut, skuadër e qytezës së Orikumit dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të Kategorisë së Parë.
Kuqezinjtë, që këtë sezon garojnë për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar, ia dolën të marrin tre pikët në derbi, falë një goli të shënuar nga sulmuesi brazilian Pedro, në minutën e 79’.
Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 38 pikë, tre më pak se Skënderbeu dhe një më shumë se Dinamo, që luan nesër ndeshjen e vet.