PSG vazhdon të tregojë mungesë stabiliteti në rezultate, edhe pse nuk rrezikon kryesimin në Ligue 1.
Kampionët e Francës humbën 0-1 në kryeqytet përballë Lyonit, duke regjistruar disfatën e pestë në kampionat dhe të tetën në të gjithë kompeticionet gjatë këtij viti.
Christophe Galtier theksoi pas ndeshjes se skuadrës së tij i mungoi krenaria në takimin e zjarrtë të kampionatit francez. PSG kryeson me 6 pikë mbi Marseille pas javës së 29-të.
“Kjo ishte humbja e tetë për vitin 2023.
Padyshim që është një shifër e madhe nëse bëhet fjalë për PSG-në.
Zhgënjim i madh pasi e nisëm mirë ndeshjen dhe krijuam raste të pastra shënimi. Na mungoi krenaria, ndërkohë që tifozët na mbështetën deri në sekondat e fundit.
Kemi nevojë për një takim sqarues me lojtarët, të gjithë bashkë duhet të marrim përgjegjësi.
Disa lojtarë duhet të rikthehen në formën e tyre”, u shpreh trajneri i skuadrës kryeqytetase, që dështoi në Champions League përballë Bayern Munchen, duke u eliminuar në raundin e 1/8-ve.