Statistikat e trajnerit të shkarkuar të Chelsea

Futboll

Statistikat e trajnerit të shkarkuar të Chelsea

Më: 3 prill 2023 Në ora: 14:18
Graham Potter

Në mbrëmjen e së dielës, Chelsea njoftoi se ka shkarkuar trajnerin Graham Potter, pas vetëm 7 muajve bashkëpunim.

Ky vendim erdhi pas rezultateve negative të trajnerit, derisa ndeshja e fundit në krye të londinezëve ishte ajo e së shtunës ndaj Aston Villa, që e humbën 0-2.

Potter udhëhoqi Chelsea në 31 ndeshje, duke regjistruar 12 fitore, 11 humbje dhe 8 barazime.

Në këto takime, ekipi i tij shënoi 33 gola, ndërsa pranoi 31.

Përqindja e ndeshjeve të fituara është 39%, që është më e vogla se cilido trajner i mëparshëm i Chelsea në shekullin 21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat