Ndryshimi ndodhi tek pas 58 minutave lojë. Doucoure mori direkt karton të kuq.
Dhjetë minuta më vonë, Tottenham kaloi në epërsi ndaj Everton të hënën mbrëma në javën e 29-të në Premier League.
E kur u mendua që Spurs do të fitonte pas shkarkimit të Antonio Conte, nuk ndodhi. Fundi ishte dramatik kur Moura mori direkt të kuq e më pas Keane shënoi, e ndeshja mes Everton e Tottenham u mbyll 1 me 1.
Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi tjetër në Itali mes Sassuolo e Torino. Pinamonti për vendësit në pjesën e parë dhe Sanabria për mysafirët në pjesën e dytë ishin shënuesit.
Ndeshja e tretë që përfundoi me rezultat të njëjtë në Evropë ishte ajo që u luajt në Spanjë mes Valencias dhe Rayo Vallecano.
Comesana shënoi këtë gol për Vallecanon pas 9 minutave. Tetë minuta para fundit, një pikë Valencias ja siguroi Kluivert nga 11 metërshi.