Dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi është duke menduar që në këtë sfidë të bëjë disa ndryshime në formacionin startues dhe nga kjo situatë mund të përfitojë edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.
Sipas asaj që raporton “FcInterNews”, Asllani mund të luajë sonte si startues në vend të kroatit Marcelo Brozoviq në mesfushë, së bashku me dyshen Mikhitaryan-Barcella.
Ndryshimi tjetër pritet të jetë në mbrojtje, atu ku Danilo Dambrosio pritet të nisë nga fillimi, kurse në sulm do të jetë dyshja Lukaku-Lautaro.