Dy humbjet e fundit në Ligue 1 kanë shtuar akoma më shumë zërat se Galtier nuk është trajneri i duhur për të drejtuar PSG-në. Një nga emrat më të përfolur është ai i Zinedine Zidane për ta pasuar.
Ai do të bëjë një kërkesë të rëndësishme për këtë lëvizje nëse merr drejtimin e Paris Saint Germain këtë verë.
Ish-trajneri i Real Madridit duket i sigurt se do të kthehet në futboll përpara sezonit 2023/24, pasi Didier Deschamps qëndroi si trajner i kombëtares franceze.
Ndër kërkesat që ai ka të ngjarë t’i bëjë PSG-së është largimi i yllit brazilian Neymar Jr nga skuadra, me 31-vjeçarin që shihet si problem nga Zidane, sipas Mundo Deportivo.