La Liga mund të jetë e ardhmja e sulmuesit të Chelseat, Kai Havertz.
Sipas ‘El Nacional’, Barcelona po mendon për sulmuesin e londinezëve, Kai Havertz.
Katalonasit janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, dhe Havertz thuhet se është në listën e trajnerit Xavi Hernandez.
Sulmuesi gjerman prej kohësh është cak i Bayern Munich, por tani në garë për lojtarin është futur edhe Barcelona.
‘Blaugranat’ thuhet së janë të gatshëm të rivalizojnë ‘Bavarezët’ në garën për asin e Chelseat.
Klubi anglez gjatë kësaj verë, pritet t’i largojë disa lojtarë nga ‘Stamford Bridge’, dhe Havertez raportohet së është në listën e largimeve.