Barcelona mund të mbetet jashtë Championsit

Futboll

Barcelona mund të mbetet jashtë Championsit

Më: 4 prill 2023 Në ora: 15:26
Barcelona 

Federata Evropiane e Futbollit është e gatshme ta qesë në dritë “rastin Negreira”.

Sipas mediumit spanjoll “Marca”, organi më i lartë qeverisës i futbollit evropian mund të nisë hetime ndaj Barcelonës.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, këtë rast e ka definuar si më të rëndin në mandatin e tij.

Objektiv është që të arrijë një sanksionim sa më shpejt të jetë e mundur, me gjasë para muajit qershor.

Nëse del fajtore, Barcelona mund të dënohet rëndë, ndërsa mund t’i mohohet asaj edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat