Trajneri kroat bën gjestin e madh

Futboll

Trajneri kroat bën gjestin e madh

Më: 4 prill 2023 Në ora: 16:29
Slaven Biliç

Slaven Biliç ofrohet të marrë drejtimin e Ukrainës pa para.

Trajneri i mirënjohur kroat, i cili është i papunë që prej largimit nga Watfordi, ka nisur negociatat me drejtuesit e Federatës Ukrainase të Futbollit.

Këta të fundit nuk besojnë te aftësitë manaxheriale të Ruslan Rotan, i cili është aktualisht në krye të skuadrës dhe janë duke menduar shkarkimin e tij dhe zëvendësimin me Biliç.

Por ajo që vlen të theksohet, është padyshim solidariteti i Biliç me situatën në Ukrainë, që prej më shumë se një viti po vuan pushtimin në shkallë të gjerë nga ana e Rusisë.

Tekniku kroat është ofruar ta drejtojë Ukrainën falas, pra duke mos pretenduar asnjë pagë nga federata vendase. Ky është një akt i lartë solidariteti nga ana e Biliç, që në një moment të vështirë për Ukrainën, ofrohet të japë kontributin e tij, pa marrë para në këmbim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat