Llapi i Podujevës konfirmon se është gati për takimin e nesërm (15.00) kundër Gjilanit.
Llapjanët synojnë finalen e Kupës së Kosovës, njëherë të fitojnë këtë trofe për herë të tretë radhazi.
Tahir Batatina, është bë specialist i kupave.
Ai e ka gati ekipin gati dhe nuk i druhet Gjilanit.
“Skuadra është gati për ta dhënë më të mirën në fushë dhe për të arritur rezultat pozitiv.
Ultras ‘Legjendat’ kanë premtuar mbështetje masovike për djelmoshat tanë drejt shkruarjes së historisë.
Mos harro, nesër në ora 15:00 në ‘Zahir Pajaziti’ na pret një ndeshje e zjarrtë.
Mbyllim përgatitjet e fundit para duelit të parë gjysmëfinal”, thuhet në njoftimin e Llapit.