Sulmuesi serb dënohet me tetë ndeshje pas shtyu dhe shau gjyqtarin – FA i shqipton edhe gjobë.
Aleksandar Mitroviq, njihet si problematik, me të cilin ka pas problem edhe Granit Xhaka në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Katar të vitit të kaluar.
Mitroviq është dënuar me tetë ndeshje mos-lojë nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA) pasi shtyu gjyqtarin, Chris Kavanagh, në humbjen e tyre në Kupën FA ndaj Manchester United.
Sulmuesi serb u dënua me tre ndeshje për përjashtimin me karton të kuq, me tre ndeshje për sjellje të dhunshme dhe dy të tjera për gjuhë të pahijshme, fyese dhe kërcënuese.