Julian Nagelsmann është kthyer në një nga emrat më të diskutuar në kontinentin e vjetër. Interes për trajneri e shkarkuar nga Bayern Munich kanë shfaqur nga Londra e deri në Paris.
Sipas raportimeve të medieve britanike, pas Chelsea-t dhe Tottenham, tashmë tekniku gjerman po e vëzhgon edhe Paris Saint-Germain.
Pas eliminimit në raundin e 1/8-ave të Champions League, PSG filloi menjëherë kërkimin e një trajneri të ri. Christophe Galtier nuk bindi dhe humbjet e shumta të pësuar gjatë sezonit mund ta dënojnë edhe nëse fiton kampionatin.
Ëndrra e Nasser Al-Khelaifi mbetet gjithmonë Zinedine Zidane, por profili i gjermanit, i ri dhe ambicioz, është shumë i pëlqyer nga pronarët e PSG-së.