Sipas raportimeve të “Lalaziosiamonoi”, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ishte në një mision në Belgjikë javën e kaluar për të mbyllur një negociatë të mundshme me Club Brugge për sulmuesin Ferran Jutglà.
Lojtari pëlqehet prej disa kohësh nga drejtuesi i lartë shqiptar i Lazios. Jutlga është në menaxhimin e së njëjtës agjenci që merret me të drejtat sportive të Luis Albertos, Moros dhe Escalantes.
Duhet theksuar se Tare ka marrëdhënie të shkëlqyera me këtë agjenci.
Kostoja e kartonit të spanjolli është rreth 15 milionë euro dhe është një nga opsionet që po shqyrton Lazio. Klubi italian po studion edhe situatën e Roland Sallai të Freiburgut dhe atë të Philip Billing nga Bournemouthi.