Real Madrid ka publikuar listën zyrtare të skuadrës para ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, kundër Barcelonës.
Antonio Rudiger ishte mungesa e dukshme e Real Madridit në ndeshjen e fundit kundër Valladolidit për shkak të lëndimit në gju, por gjermani është kthyer në skuadër dhe është në garë tani për një vend në formacionin e titullarëve.
Një tjetër mungesë ishte Mariano Diaz, por edhe ai është rikthyer dhe është ftuar nga Carlo Ancelotti, edhe pse ka pak gjasa që ai të ketë minuta nesër.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit do të zhvillohet të mërkurën mbrëma, në “Camp Nou”, me fillim prej orës 21:00.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ishte fituar minimalisht (0:1) nga Barcelona.