Të mërkurën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të kupës së Maqedonisë.
Shkëndija në Tetovë e pret Makedoonija GJP.
Do të zhvillohet vetëm një ndeshje.
Tifozët e Shkëndijës, Ballistët, nuk e kanë harruar humbjen në finalen e kupës së vitit 2006, e cila iu ka mbetë si pikë në zemër.
"Të gjithë e kujtojmë finalen e kupës në vitin 2006 e cila ka mbetur pikë në zemër të çdo Tetovari!
Tani është koha per hakmarrje dhe e vetmja mënyrë për ta bërë atë është triumfi.
Ta shkelim ‘Mk Gjorce Petrov’ në gjysmëfinalen e kupës vetëm ashtu siç dimë ne", shkruan në faqen e "Ballistëve"!.