Legjenda e Francës dhe e Barcelonës, Thierry Henry, ka deklaruar publikisht se dëshiron rikthimin e Lionel Messit në “Camp Nou”.
Një deklaratë të tillë ish-sulmuesi i Arsenalit e bëri pikërisht nga tapeti i stadiumit “Parc des Princes” në Paris, duke shkaktuar shumë zhurmë në Francë.
Sipas tij, Leo e ka vendin te Barcelona.
“Ajo që dua them nuk është lajm, është një dëshirë.
Messi duhet të kthehet në Barcelonë për dashurinë e futbollit dhe sepse nuk u largua ashtu siç duhej”, deklaroi “Titi”.
Më tej ai shtoi: “Është e turpshme të dëgjosh fërshëllimat në ‘Parc des Princes’.
Nuk mund të fishkëllesh një nga lojtarët më të mirë të ekipit me 13 gola dhe 13 asiste në Ligë, plus 4 gola të tjerë në Champions League.
Dua të shoh Lionel Mesin të përfundojë karrierën e tij në Barcelonë për dashurinë e futbollit”.