Futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi e Jurgen Celhaka, me ekipin Legia nga Varshava, kualifikohen në finale të Kupës së Polonisë.
Legia ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj KKS Kalisz, në takimin që u zhvillua në stadiumin "OSRiR" në Kalisz.
Në minutën e 2-të, Strzalek ka realizuar për fitoren dhe për kualifikim.
Muçi është zëvendësuar në minutën e 46-të, ndërsa Celhaka nuk ka luajtur asnjë minutë, megjithatë me ekipin Legia festuan kualifikimin.