Mediat spanjolle vetëm pak ditë më parë raportuan se UEFA ka çelur edhe ajo në mënyrë neutrale një hetim për klubin e Barcelonës, në lidhje me pagesat e kryera nga klubi për llogari të kompanisë së drejtuar nga ishshefi i gjyqtarëve, Enrikes Negreira.
Hetimi i çelur nga UEFA është i dyti, pas hetimeve që ka hapur drejtësia spanjolle.
Klubi katalanas akuzohet për korrupsion në fushën e sportit, teksa mendohet se paratë e paguara për ish-shefin e gjyqtarëve kanë ndihmuar klubin katalanas në lidhje me gjyqtarët.
Vetë Barcelona ka hedhur poshtë çdo pretendim të tillë, duke u mbrojtur me faktin se klubi nuk ka blerë kurrë gjyqtarët në Spanjë.
UEFA, e cila ka marrë sinjale nga hetimi i nisur nga prokuroria spanjolle, ka nisur dhe vetë një hetim për klubin. Siç bën me dije gazeta “Mundo Deportivo”, në ditët e fundit, inspektorë të UEFA-s kanë zbarkuar në zyrat e klubit katalanas për të kërkuar informacion dhe për t’u njohur me dosjen “Negreira”.
Në rast se Barça shpallet fajtore, ajo rrezikon deri në përjashtimin nga kompeticionet europiane.