Senzacion, Freiburg e ka eliminuar Bayernin e Munihut.
Freiburg ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj bavarezëve, në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Allianz – Arena”.
Në minutën e 19-të, Dayot Upamecano ka shënuar gol me kokë duke e kaluar në epërsi Bayernin.
Nicolas Hofler nga rreth 20 metra godet furishëm dhe e lë të shtangur portierin Sommer, topi futet në këndin e majtë të portës së Bayernit pikërisht në minutën e 27-të, 1:1.
Në minutën e 90+5, Lucas Holer u tregua i saktë nga penalltia, duke e kualifikuar ekipin e tij dhe dërguar Bayernin në shtëpi.