PSV nuk ka gabuar ndaj “diletantëve” të Spakenburg, teksa në arenën “Sportpark De Westmaat”, “bardhekuqtë” e Amsterdamit kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 1:2, duke siguruar kështu finalen e Kupës së Hollandës, “KNVB Beker”.
Nga një gol në secilën pjesë, fillimisht nga meksikani Erick Guiterrez në minutën e 43’-të.
Më pas Patrick van Aanholt në minutën e 46’-të pjesës së dytë nxorrën totalisht të pavfleshëm golin e Dwayne Green në minutën e 59’-të, duke hipotekuar kështu një fitore “të ëmbël” për djemtë e Ruud van Nistelrooy.
Tashmë, PSV do të duhet të presë përballjen e mbrëmjes së nesërme mes Ajax e Feyenoord për të mësuar kundërshtarin e saj në finalen e Kupës së Hollandës, “KNVB Beker”.