Mbyllet në barazim 1:1 dhe me tension sfida e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Juventus-Inter.
Në “Allianz Stadium” u zhvilluar një përballje mjaft e ekuilibruar, por që mori “flakë” në fund, pa golit të barazimit të shënuar nga Lukaku me penallti.
Karton i kuq për Lukakun dhe pas përfundimit të takimit edhe për Cuardradon dhe Handanoviqin.
Që në minutën e katërt dha shkëndijën e parë Angel Di Maria me një goditje që shkoi ngjitur me shtyllën.
Kishte pretendime për 11-metërsh nga futbollistët e Interit në minutën e 35, por edhe pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari Davide Massa vijoi lojën.
Edhe pjesa e dytë ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, me lojën që mori tjetër rrjedhë në minutë në 83-tën kur Cuadrado zhbllokoi rezultatin.
Pikerisht pas sherrit dhe fundit, ka nje gjest të Edin Dzeko-s i cili i drejtohet tifozerisë së Interit në Stadium duke i treguar stemën zikaltër në fanellë.
Një gjest që ka bërë bujë në rrjetet sociale në një ndeshje e cila ka qenë e dyluftuar për e tensionuar gjithashtu.
Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, ka folur per Sportmediaset pas ndeshjes: “Ishte e ekuilibruar si ndeshje dhe mendoj se me rastet tona dhe të atyre, barazimi 1:1 ështeëi drejtë.
Bën pjesë e futbollit edhe kjo gjë, ashtu si tensioni në fund.
Me vjen keq që 20 sekonda nga fundi shkaktuam penallti dhe i dhamë mundësi të barazonin, sepse e kishim të menaxhuar ndeshjen.
Sherri në fund?
Nuk pashë asgjë, sepse pas golit të Lukakut ika në dhomat e zhveshjes”.