Derbi mes Juventusit dhe Interit, rezervoi një fund dramatik, teksa gjithçka nisi pas penalltisë të shndërruar në gol nga Romelu Lukaku në minutën e 90+5’.
Sulmuesi belg u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për mënyrën e festimit, teksa u mor si provokim ndaj tifozëve të Juventusit.
Ndërkohë në rrjet kanë plasur polemikat dhe nuk janë dakord me përjashtimin e Lukakut, pasi sulmuesi i Interit, të njëjtat festime kishte bërë edhe ndaj Suedisë dhe Gjermanisë, në ndeshjet e zhvilluara me kombëtaren e Belgjikës, por nuk qe ndëshkuar.
Duke u bazuar në rregulloren e futbollit italian, çdo provokim apo festim tallës ndaj tifozerisë kundërshtare, duhet të ndëshkohet me karton të verdhë, edhe pse kjo është një rregull që nuk zbatohet gjithmonë me përpikëri.