Osasuna ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit në Spanjë, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Athtletic Bilbaon.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Inaki Williams, në minutën e 33’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat nuk e gjetën golin, mirëpo ndeshja shkoi në vazhdime për shkak se Osasuna kishte fituar në ndeshjen e parë me rezultat 1-0.
Në vazhdime, Osasuna realizoi me anë të Pablo Ibanez, në minutën e 116’, për ta dërguar ekipin e tij vetëm për herë të dytë në finale të këtij trofeu në histori të klubit.
Në finale do e presin fituesin e ndeshjes Barcelona-Real Madrid.