Luis Enrique do të jetë trajneri i ri i Chelsea.
Spanjolli ka fituar garën me Julian Nagelsmann për t’u ulur në stolin e skuadrës londineze pas shkarkimit të Graham Potter.
Ish-trajneri i kombëtares spanjolle, ka fluturuar mëngjesin e së mërkurës drejt kryeqytetit anglez për të firmosur kontratën me “Blutë e Londrës”.
Luis Enrique shoqërohet në Londër nga Ivan De La Pena, miku i tij i ngushtë, i cili mban edhe detyrën e agjentit.
Ky i fundit do të drejtojë bisedimet me drejtuesit e klubit të Premier League. Luis Enrique e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të punuar një ditë në ishull.
Kjo po kthehet realitet dhe së shpejti pritet të vijë zyrtarizimi i uljes së tij në stolin e skuadrës ku bën pjesë edhe Armando Broja.