Florent Hasani është në qendër të merkatos. Sulmuesi kryesor i Tiranës, i cili këtë kampionat ka shënuar 16 herë mes Superiores, Superkupës dhe Kupës së Shqipërisë, në fund të sezonit mund të largohet nga bardheblutë. Kartoni i lojtarit vlerësohet 400 mijë euro.
Ai është futbollisti më i shtrenjtë i Tiranës. Po kështu, këtë kampionat, veç 14 golave, Hasani që është 25 vjeç në 33 takime në kampionat, ka dhënë 5 asiste si dhe ka qenë në fushën e lojës 2586 minuta.
Janë disa skuadra që kanë dëshirë të marrin shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës. Mësohet se për futbollistin interesohen skuadra nga Turqia dhe Azerbajxhani. Lojtari është lideri i bardhebluve këtë sezon.
Ai la Hungarinë për Shqipërinë, por duket se shumë shpejt, ndoshta pas Europës, do të prekë një aventurë europiane.