Barcelona - Messi, këto janë zhvillimet e fundit

Futboll

Barcelona - Messi, këto janë zhvillimet e fundit

Më: 5 prill 2023 Në ora: 12:41
Messi

Asi i PSG-së, Lionel Messi është gjithnjë e më afër rikthimit në ish-klubin e tij, Barcelona.

Argjentinasi duket se në fund të këtij sezoni, do të mbyll aventurën tek PSG-ja.

Mediet spanjolle të mërkurën shkruajnë se trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka ftuar Messin që t’i bashkohet skuadrës së tij.

“Xavi e ka thirrur personalisht Lionel Messin për t'iu bashkuar Barcelonës”, shkruajnë mediet iberike.

Ndryshe, kampioni i botës me Argjentinën kërkohet edhe nga Arabia Saudite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat