Atletico Madridi dhe Barcelona do të zhvillojnë bisedime për shkëmbimin Torres - Carrasco!
Atletico Madridi dhe Barcelona mund të zhvillojnë bisedime për një mundësi shkëmbimi mes Ferran Torresit dhe Carrascos.
Sipas “Sport”, Barcelona është e interesuar për 29-vjeçarin, i cili ka qenë në formë të mirë së fundmi me dy gola në dy ndeshjet e tij të fundit për skuadrën e Diego Simeones.
Me një kontratë me Atleticon deri në vitin 2024, mund të jetë e vështirë të bihet dakord për një tarifë transferimi për të, megjithatë “Rojiblancos” janë të interesuar për sulmuesin 23-vjeçar spanjoll Ferran Torresin dhe pretendohet se një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh mund të jetë një mundësi.