Lajme të mira kanë ardhur për klubin e Kukësit, që ka fituar gjyqin me ish-lojtarin Tarik Isiç.
Ai erdhi te Kukësi në vitin 2022, por për shkak të një dëmtimi nuk u aktivizua asnjë ndeshje.
Ai kërkoi dëmshpërblim nga klubi verilindor, duke e çuar çështjen në FIFA, por kjo e fundit i ka dhënë të drejtë Kukësit.
Tashmë mbrojtësi nga Bosnja do të duhet t’i paguajë verilindorëve 134 mijë euro.