Struga Trim Lum kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Struga Trim Lum kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut 

Nga: K. Goca Më: 5 prill 2023 Në ora: 16:53
Struga Trim Lum

Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, ka shënuar sukses të madh në histori të klubit.

Struganët kualifikohen në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Ata e mposhtin me rezultat 1:0 ekipin maqedonas Sileksin e Kratovës, në takimin që u zhvillua në Strugë.

Futbollisti Mexhit Neziri ka e realizuar golin e fitores pikërisht në minutën e  64-të.

Struga është edhe lider i kampionatit maqedonas dhe synon që të fitojë trofeun e parë në histori të ekzistimit si klub.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat