Gjilani ka shënuar fitore në “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe e bën hapin e parë drejt finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Tre gola u shënuan në pjesën e parë.
Ndeshje me rivalitet të madh deri në pikën e fundit.
Gjilanasit kanë një epërsi të mirë për sfidën e kthimit.
Për Gjilanin shënuan Jashari (7’) e Islami (17’) dhe për Llapin realizoi Selimi (39’).
Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit, tani është me dhimbje koke, ndërsa homologu i tij Zekirja Ramadani është më i qetë dhe drejt qëllimit të tij.