Vushtrria ka treguar lojë të mirë por mposhtet në fund me rezultat 1:2 nga Prishtina, në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Vushtrria gati të shkaktoi senzacion!
Vushtrriasit, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B, që renditet në pozitën e tretë, u mundua por fati sportiv ia ktheu shpinën.
Futbollisti Chibueze ka realizuar në minutën e 18-të për epërsinë e vendasve.
Në minutën e 83-të, Endrit Krasniqi ka barazuar rezultatin 1:1.
Në minutën e fundit, Krasniqi sërish ka shënuar dhe për fitoren e Prishtinës, e cila është afër finales së madhe.