Klubi i futbollit Drita ka bërë të ditur se ish-futbollisti i kësaj skuadra, Bekim Maliqi ka vdekur.
Maliqi për skuadrën gjilanase ka luajtur gjatë viteve të 90-ta, derisa për vdekjen e tij, Drita i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së tij duke shprehur dhimbjen e madhe.
“Me dhimbje morëm lajmin për ikjen e parakohshme të ish-lojtarit tonë, Bekim Maliqit.
Bekimi mbrojti ngjyrat e Dritës në vitet më të vështira për vendin ato të 90-ta.
E nderuara familje Maliqi, FC DRITA ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe gjithë atyre që e njohën Bekën. Pusho i qetë Bekim!”, thuhet në letrën e Dritës dërguar familjes Maliqi.