Erling Haaland është kthyer në stërvitje përpara udhëtimit të kësaj fundjave me Manchester Cityn në Southampton.
Ai kishte humbur ndeshjen kundër Liverpoolit të shtunën në Premier League dhe gjtihashtu edhe grumbullimin me Norvegjinë në fushatën kualifikuese për Euro 2024.
City po mundohet ta ndjekë Arsenalin në garën për titull në Premier League dhe norvegjezi me aftësitë e tij është shumë i nevojshëm për trajnerin Pep Guardiola.
Gjithashtu City është në nevojë për Haalandin edhe në çerekfinale të Champions League ku City luan me Bayern Munich.