Kylian Mbappe del në krah të Romelu Lukakut pas thirrjeve raciste në dëm të sulmuesit belg.
Belgu u bë pre e koreve ofenduese racore në “Allianz Stadium” nga tifozët e Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Mbappe me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka dalë në krahë sulmuesit zikaltër.
Ylli francez ka publikuar një “story” në profilin e tij në Instagram duke thënë se duhet të jenë të gjithë të bashkuar kundër racizmit.
“Jemi në vitin 2023 dhe gjithmonë ka të njëjtat probleme.
Por ne nuk do t’ju lejojmë.
Të gjithë kundër racizmit”, shkruhej në postimin e Mbappe.