Stërvitja e djeshme për Napolin në Qendrën Trajnuese SSCN Konami ka vijuar normalisht, por para saj trajneri Spaleti i ka folur ashpër ekipit për shkak të humbjes me Milanin.
Kryesuesit e Serisë A po përgatisin ndeshjen kundër Leçes, e planifikuar për të premten në orën 19:00 në transfertë.
Skuadra e nisi seancën me një fazë aktivizimi dhe posedimi të topit.
Më pas, ata që nuk luajtën ndeshjen e së dielës u angazhuan në një ndeshje në fushë të reduktuar.
Berezinski e kaloi të gjithë seancën si grup. Olivera kreu terapi, ndërkohë që vijon të kurohet edhe Viktor Osimheni.
Dëmtimi i sulmuesit është drejt rikuperimit dhe ka optimizëm për ta parë në fushë pas një javë kundër Milanit në Champions.