FC BVK Konjare deklasoi FC Volkovon si mysafir me rezultat të thellë 1:4, me golat e Nermin Bisevac, Fikret Livareka, Shaip Hismani dhe Gëzim Bakiu.
Me këtë triumf, BVK është barazuar me pikë me Bashkimin e Kumanovës, lider i tabelës në Ligën e Tretë-Veri të Maqedonisë së Veriut, por ka një ndeshje më shumë se kumanovarët që ndeshjen e tyre të radhës e luajnë të enjten ndaj Besës nga Sllupcani, në stadiumin e qytetit në Kumanovës.
Pas fitore së fundit ka reaguar Sakip Fetai nga BVK Konjare, duke thënë: "Edhe një fitore për të mos lënë rehat KF Bashkimin 1947.
BVK-Konjare po tregon pjekurinë dhe kapacitetin që ka, saj përket lojës dhe kuadrit të lojtarëve në dispozicion".