Sulmuesi i Milanit, Divock Origi duket se sërish do të luajë në Premier League.
Ish-futbollisti i Liverpoolit, sipas medieve italiane, kërkohet nga disa klube të njohura angleze.
Origi nuk po ia del të gjejë formën e tij të mirë tek ‘Rossonerët’, dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg ‘San Siro’.
West Ham United, Leeds United, Aston Villa dhe Crystal Palace, thuhet se janë të interesuara për lojtarin, i cili me gjasë gjatë kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.
Origi, siç raportohet, kërkohet edhe nga një klub turk, emri i së cilës nuk është zbuluar.
“West Ham United, Leeds United, Aston Villa dhe Crystal Palace dhe një klub turk, janë të interesuara për Origin”, shkruajnë mediet italiane.