FIFA ka nxjerrë së fundmi renditjen e saj për ekipet kombëtare dhe duket se në vendin e parë është ngjitur Argjentina kampione e Botës, duke zbritur nga kreu Brazilin, e cila është parakaluar dhe nga Franca.
Pas tyre vijnë Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia, Spanja dhe Maroku që mbyll 10 vendet e para.
Sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë kanë humbur dy pozicione duke zbritur në vendin e 68-ë.
Rivalët e kombëtares tonë në grup duket se nuk kanë lëvizur shumë.
Polonia, pavarësisht fitores ndaj Shqipërisë, ka rënë me një pozicion, duke zbritur e 23-ta, ndërsa Çekia nuk ka lëvizur nga vendi i 38-të.
Moldavia është ngjitur me tre pozicione duke u renditur në vendin e 171, ndërsa Ishujt Faroe kanë zbritur me dy pozicione në vendin e 125.
Nga ana tjetër, Kosova nuk ka lëvizur në renditje duke qëndruar në vendin e 107-të.