Trajneri i Barcelonë, Xavi Hernandez beson se skuadra ka nevojë urgjente për një mbrojtës të djathtë.
Tekniku i katalanasve sipas ‘AS” i ka vënë syrin lojtarit të Villarrealit, Juan Foyth.
Xavi mbrëmë thuhet se ka pasur një takim me Joan Laporta dhe Mateu Alemany pas eliminimit nga Copa del Rey, dhe emri i Foyth është në listën e strategut spanjoll.
Megjithatë, Villarreali ka përfshirë klauzolën e lirimi prej 54 milionë eurosh në kontratën e reprezentuesit argjentinas.
Duke marrë parasysh vështirësitë financiare të Barcelonës, shifra duket e paarritshme për ta, por gjërat me siguri mund të ndryshojnë para fillimit të sezonit të ardhshëm.