Italia nuk po përjeton një moment të mirë në nivel kombëtar, me Kupën e Botës të humbur për herë të dytë radhazi dhe gjithashtu kualifikueset e Euro 2024 që nisën përpjetë me humbjen e pësuar me Anglinë.
Megjithatë nuk është gjithçka e zezë për Mancini-n, i cili mund të buzëqeshë falë renditjes së FIFA-s.
Fitorja ndaj Maltës në fakt mjafton për të mbajtur vendin e tetë në renditjen e mëparshme.
Në krye të së cilës kërcen kampionia e botës në fuqi, Argjentina, për herë të parë në gjashtë vjet. Brazili paguan humbjen në një miqësore kundër Marokut dhe zbriti në vendin e tretë, i kaluar edhe nga Franca.
Belgjika dhe Anglia mbeten në vendin e katërt dhe të pestë, më përpara Italisë janë Holanda dhe Kroacia.
Azzurrët përpara Portugalisë dhe Spanjës që mbyllin dhjetëshen e parë. Gjermania në vendin e katërmbëdhjetë.