Joshua Kimmich u diktua qartë si personi më i zhgënjyer me sjelljen në fushën e blertë pas sinjalizimit të eliminimit nga Kupa e Gjermanisë.
Fraiburgu i dha fund shpresës së rekordmenëve gjermanë në realizmin e tripletës.
Mesfushori 27-vjeçar e vuri fokusin te mungesa e pasionit dhe emocionalitetit nga të tijtë:
“Qëllimi ynë ishte finalja e Berlinit, por ja që mbetemi deri në këtë fazë.
Mund ta kishim menaxhuar më mirë ndeshjen në episode të caktuara.
Mungesa e pasionit dhe dëshirës u dallua qartë nga ana jonë. Miqtë luajtën me nervat dhe gjetën momentin e duhur në pickimin final, fundin e lojës.
S’mund të pohoj se ata e merituan kualifikimin falë një loje të merituar.
Pritën, u mbrojtën dhe goditën, kaq, ndonëse mjaftueshëm për kalimin drejt gjysmëfinales. Humbja e çdo trofeu përgjatë sezoneve të fundit më djeg gjithmonë e më shumë.
Nëse do të ishim treguar më të kujdesshëm, gjëra do të ishin ndryshe”, përfundoi futbollisti me numër “6” në “Allianz Arena”. Paraqitja e tij kapi notën 7-të, nga më të mirët te Bayerni.