Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terziq, ka thënë se vendimi i tij për të lënë jashtë Jude Bellingham kundër Leipzig nuk kishte asnjë lidhje me kritikat e fundit nga Emre Can.
Bashkëlojtari Can kishe thënë publikisht se shoku i tij i skuadrës duhet të mësojë shumë pasi ka lënë rregullisht që emocionet e tij të flasin në fushë, gjë që pas kësaj deklarate anglezi u pa vetëm si zëvendësues në ndeshjen e të mërkurës.
"Kjo nuk ka të bëjë fare me vendimin.
Jude sinjalizoi pas ndeshjes kundër Bayern] Munich se ai nuk ishte 100 për qind i aftë", ka thënë trajneri i Dortmundit.