Milaim Rama është lojtari i parë i kombëtares së Zvicrës me rrënjë të Kosovës.
47-vjeçari ka luajtur si futbollist edhe me trajnerin aktual të kombëtares Murat Yakin dhe ekspertin e SRF-së Beni Huggel.
Ish-sulmuesi është shprehur shumë i zhgënjyer me deklaratën ndaj Xhakës nga komentatori Sascha Ruefer.
Sipas WOZ, komentatori i SRF-së mësohet të ketë thënë si pjesë e dokumentarit të ri për kombëtaren: “Granit Xhaka është shumëçka, por ai nuk është zviceran”.,
“Të jem i sinqertë, fjalia është e keqe dhe mendimi është i gabuar.
Një deklaratë e tillë ushqen racizmin dhe nuk do ta prisja nga Sascha Ruefer, nga një komentator më përvojë të futbollit”, tha Rama.
“Asnjë lojtar nuk e meriton diçka të tillë dhe sigurisht jo Granit Xhaka.
“Arritjet e tij për Zvicrën janë të pabesueshme, ai ka bërë shumë për kombëtaren”.
Tashmë 47-vjeçari flet edhe për debatin në lidhje me dyshtetësinë: “Rrënjët janë aty dhe nuk mund ta ndryshosh ADN-në dhe ne nuk mund ta ndryshojmë se nga vijmë.
Kjo është e pamundur.
Por të gjithë jemi të integruar mirë dhe gjithmonë kemi dhënë gjithçka për kombëtaren”.
Ai është gjithashtu mjaft i sigurt se shumë pak njerëz në Zvicër do të ndajnë mendimin e Rueferit.
"Shumica janë të lumtur që kemi një Granit veçanërisht brezi i ri dhe sigurisht shokët e tij të skuadrës"
“Sigurisht që Ruefer mund të kërkojë falje”, tha Rama.
Nëse Ruefer duhet të vazhdojë të komentojë ndeshjet e kombëtares, nuk varet nga ai, thotë Rama: “Këtë duhet ta vendosin të tjerët. Sigurisht që edhe Sascha Ruefer mund ta bëjë këtë.