Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave po qëndron në Sofja të Bullgarisë.
Dardanet kanë zhvilluar sot një ndeshje në International Womens Cups 2023, ku kanë triumfuar ndaj Letonisë me rezultat minimal 1:0.
Donjeta Halilaj ishte autorja e golit të vetëm për Dardanet, ku realizoi në minutën e 27-të.
23-vjeçarja realizoi një gol spektakolar nga distanca duke i siguruar një fitore shumë të rëndësishme Kosovës.
Ndeshjen e ardhshme Dardanet e zhvillojnë pas katër ditësh në Sofja përballë Bullgarisë.