Manchester United do të provojë deri në fund që të sigurojë një biletë për në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Objektiv që duhet arritur me çdo kusht.
Skuadra e Erik ten Hag është aktualisht forca e katërt e kampionatit anglez, me të njëjtin numër pikësh me Newcastle e vendit të tretë.
Krahas ndeshjeve që kanë mbetur, “Djajtë e Kuq” duhet të mendojnë dhe për rinovimet.
Një pjesë e lojtarëve titullarë janë në muajt e fundit të kontratës.
I shqetësuar duket trajneri holandez, i cili do që sa më parë të jetë i qartë për futbollistët që do të ketë nën urdhrat e tij edicionin e ardhshëm.
Drejtuesit po punojnë që të bindin Marcus Rashford, David de Gea, Diogo Dalot dhe Fred që të vijojnë aventurën e tyre në “Old Traford”.
Sulmuesi është padiskutim meraku më i madh i Ten Hag.
Sulmuesi anglez po shkëlqen këtë sezon, gjatë së cilit ka shënuar 27 gola.
“Dëshira jonë është që të gjithë këta lojtarët të vijojnë të jenë pjesë e ekipit.
Ne do t’iu ofrojmë kontrata të reja.
Bisedimet kanë nisur, po diskutojmë me menaxherët e lojtarëve dhe shpresoj që sa më parë të arrihen marrëveshjet.
Çka do të na bënte të ishim akoma dhe më të qetë dhe të ruanim ekuilibrat në skuadër për edicionin e ardhshëm.
Duhet të jemi të bashkuar.
Jemi në fundin e sezonit. Duhet të mos kemi shqetësime të tilla, ndaj duhet që të mbyllen sa më shpejt akordet“, u shpreh trajneri i Manchester United.