Jasir Asani ishte titullar në ndeshjen që Kombëtarja shqiptare humbi në Poloni, duke e nisur nga krahu i djathtë për Silvinjon.
Më pas ai u kthye në Korenë e Jugut ditën e premte, nga e hëna në mbrëmje që ishte ndeshja, kjo për shkak edhe të largësisë që është.
Ai shijoi fitoren 2-0 të ekipit të tij Guangju nga tribuna, ndërkohë për ndeshjen e nesërme ndaj Pohangut ai do të jetë gati dhe këtë e shpreh në një prononcim për mediat vendëse.
“Unë jam gati dhe do të jem gjithmonë gati për të ndihmuar ekipin.
Unë kam bërë gjithmonë gjithçka, sepse çdo ndeshje është e vështirë, edhe kjo me Pohangun, por jam shumë i lumtur që fillova të shënoj gola dhe të ndihmoj veten dhe ekipin të fitojë.
Nuk është e rëndësishme kush shënon, ajo që është e rëndësishme është që skuadra të fitojë dhe të arrijë tri pikë”, tha ai.