Robert Lewandowski ka zbuluar një prapaskenë të merkatos.
Sulmuesi polak është kthyer mbrapa në kohë dhe ka rrëfyer se ka dashur të transferohej te Manchester United nga Borussia Dortmund.
Karriera e qendërsulmuesit aktual të Barcelona-s mund të kishte shkuar shumë ndryshe. Ka qenë vetë ylli i katalanasve që e ka zbuluar prapaskenën e bujshme:
“Isha 22 vjeç dhe doja të shkoja te Manchester United.
Kam folur me trajnerin (Klopp në atë kohë) dhe ai më tha ‘jo Robert.
Ne kemi nevojë për ty, duhet të qëndrosh këtu”, ka thënë polaku për Bild.
Me një kthim mbrapa në kohë, Robert Lewandowski ka kujtuar se ajo zgjedhje i ka ndryshuar karrierën.
Në kohën e Borussia Dortmund nën drejtimin e trajnerit Klopp.
Sezoni me Barcelona-n ka qenë zhgënjyes për Lewa-n, të paktën për sa i takon kompeticioneve europiane dhe Kupës së Mbretit.
Skuadra e Xavi-t, në fakt, është eliminuar nga faza me grupe në Champions dhe nga United në Europa League.
Goditja më e rëndë ka ardhur të mërkurën në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, me Leëa-n me shokë që janë mundur 4-0 mnë shtëpi në ndeshjen e kthimit pasi kishin fituar të parën 1-0.
Megjithatë, nuk mund të thuhet se gjërat po shkojnë keq për Barçën në La Liga. Bluagranat kryesojnë kampionatin spanjoll me një avantazh prej 12 pikësh ndaj Real Madrid edhe falë 17 golave dhe 6 asisteve të ish-sulmuesit të Bayern Munih.