Simone Inzaghi, trajneri i Interit, vuri në dukje mungesën e efektivitetit si arsyen kryesore të barazimit ndaj Salernitanës në javën e 29-të të Serisë A.
“Është e vështirë të flasësh për futbollin pas kësaj ndeshjeje, sepse e pamë se çfarë ndodhi.
Skuadra bëri një paraqitje të shkëlqyer, vetëm dy ditë pas ndeshjes me Juventusin.
Pengu më i madh që kemi është që nuk kemi shënuar golin e dytë.
Tani për tani po paguajmë një çmim shumë të lartë sepse nuk por i “vrasim” ndeshjet”, theksoi Inzaghi për mikrofonat e DAZN.
“Si trajner, e kam të vështirë të shpjegoj se si loja përfundoi në barazim pas asaj që kemi krijuar.
Jemi të zhgënjyer”.
Trajneri foli edhe për Lukakun: “Ka qenë i pafat së fundmi. Ne duhet të bëjmë më mirë dhe të marrim rezultate më të mira”.